Chelsea ia ka dorëzuar Romës për një ofertë për Emerson Palmierin.
Oferta për mbrojtësin e majtë besohet se është rreth 25 milionë euro.
23-vjeçari brazilian i cili ka zgjedhur të luajë për Përfaqësuesen e Italisë, kjo pasi nga viti 2014 kur luan në Serie A, kur kaloi nga Santosi te Palermo.
Roma është e gatshme ta shes Emersonin për 25 milionë euro, që për klubin anglez nuk është ndonjë problem, pasi ata e shikojnë lojtarin si alternativë të mirë të Alex Sandros së Juventusit.
Lojtari i Romës është duke u shëruar nga lëndim që e kishte marrë në maj të 2017 dhe në këtë sezon ka bërë vetëm dy paraqitje.
Njëra ishte ndeshje e plotë në Kupën e Italisë dhe tjetra 15 mintua në Serie A.
Përveç klubi londinez për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Liverpooli, Newcastle United e Juventusi.