Futboll La Liga Sport

PËRJETUAM MAKTHIN E LEGANES/ Valverde pas fitores 3-2 ndaj Rayo

Barcelona bëri dje një përmbysje drithëruese e fantastike në La Liga, duke mundur 3-2 Rayo Vallecano në 3 minutat e fundit, kur ishte në disavantazh 1-2. Ai që barazoi shifrat ishte Ousmane Dembele, i aktivizuar nga trajneri Ernesto Valverde në pjesën e dytë në vend të Rafinha. “Unë pres shumë nga Dembele, pasi mund të jetë i rëndësishëm për repartin sulmues. Ashtu sikurse edhe bëri në fitoren 3-2 ndaj Rayo”, u shpreh trajneri Valverde.

Skuadra “blaugrana” për një moment përjetoi makthin e humbjes së shtatorit në fushën e Leganes, gjë që konfirmohet edhe nga trajneri Valverde. “Për një moment fantazmat e “Butarque” ishin kudo në fushë, sidomos në pjesën e dytë. Por në fund bëmë diferencën, duke luajtur ndryshe dhe duke bërë diçka ndryshe nga ajo humbje. Rayo përmbysi avantazhin tonë dhe nuk ishte e lehtë të bëje të njëjtën gjë, por ia dolëm mbanë”, tha Valverde.

Related posts

NGA FESTA NË AKSIDENT/ Shkatërrohet automjeti që po udhëtonte futbollisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

PYETET PËR LUFTËN E TITULLIT TË SERIE A/ Trajneri Fonseca: Të mundim Interin, pastaj flasim…

Delo.autor

NJË SEZON NË “ZI”/ Ja rekordi që vendos “Los Blancos” për 18 minuta ndaj Ajaxit

Delo.autor

Leave a Comment