Bundesliga Futboll Sport

LËKUNDET SËRISHT POZITA E KOVAÇ/ Tranjeri: Po falim shumë pikë

Trajneri Niko Kovac ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi 1-1 që Bayern Mynih arriti në “Allianz Arena” ndaj Freiburg, rezultat që largon edhe më shumë bavarezët me Borussia Dortmund në krye të renditjes. Një gol i miqve minutën e fundit të ndeshjes ka befasuar kampionët e Bundesligës, që kishin vetëm 10 minuta që kishin shënuar me Serge Granbry. Ky rezultat ka vënë sërish nën presion skuadrën bavareze dhe trajnerin Kovac, që sheh të rikthehen sërish fantazmat e një shkarkimi të mundshëm.

Kjo është ndeshja e dytë që humbasim pikë në minutën e fundit, pasi kjo gjë ndodhi edhe ndaj Augsburg. Kemi falur 4 pikë, që tashmë na mungojnë në renditje. Jam shumë i inatosur me skuadrën por edhe i mërzitur me mënyrën se si po falim pikë. Pjesën e dytë e zhvilluam tërësisht në zonën e Freiburg, por realizuam vetëm një gol, që nuk mjaftoi, ndaj duhet kujdes në të ardhmen. Ky është sporti e jeta vazhdon, pasi tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, pas 3 ditësh, në Champions League”, tha Kovac.

Related posts

“TOKYO 2020″/ Fatura ekonomike e Olimpiadës, ja shuma marramendëse e shpenzuar me ZERO fitim

Delo.autor

“TANI FITORET VLEJNË 6 PIKË”/ Conte: Dyshja Lu-La? Janë në sinkron me njëri-tjetrin

Delo.autor

Man United në KAOS/ Mourinho: Wolves e meritoi barazimin, ja çfarë i mungoi ekipit tim

Isa.Autor

Leave a Comment