Futboll Seria A Sport

IMMOBILE KALON CR7/ Lazio rimerr vendin e katërt me “poker”

Lazio ka harruar humbjen 3-0 të pësuar të hënën e kaluar kundër Inter-it dhe është kthyer në vendin e katërt të renditjes falë një fitoreje bindëse 4-1 të marrë kundër Spal paraditen e sotme.

Ndeshja e luajtur në “Olimpico” mund të thuhet se ka qenë e luftuar për shtatë minuta. Nga e 28-ta deri tek e 35-a, kur Immobile ka kthyer në avantazh Lazio-n pas barazimit të përkohshëm të Antenucci-t. Gjithashtu, sulmuesi bardhekaltër ka qenë autori edhe i golit të parë për vendasit, të shënuar në minutën e 26-të.

Me këto dy gola, italiani ka shkuar në kuotën e 8 realizimeve në këtë kampionat dhe është ngjitur në vendin e dytë të renditjes së golashnuesve, duke lënë mbrapa Cristiano Ronaldo-n, i cili e ka gjetur rrjetën 7 herë deri tani.

Skuadra e Inzaghi-t ka shënuar edhe dy herë të tjerë në pjesën e dytë, me “predhat” e Cataldi-t (59′) dhe Parolo-s (70′) që kanë fiksuar shifrat në 4-1. Tani, bardhekaltrit duhet të shpresojnë që Udinese të ndalë Milan-in në mbrëmje për të mos e humbur vendin e katërt në renditje. Ndërkohë, Spal mbetet në vendin e 15-të me 12 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.

 

Related posts

Formacionet zyrtare: Manchester City – Huddersfield

Sadik.Autor

NUK NDALET MESSI/ Barça kalon në epërsi kundër PSV

Isa.Autor

“Rreshter” Panuçi, na trego se ç’di të bësh ose mendo për të ardhmen!

Sadik.Autor

Leave a Comment