Milani ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme si mysafir ndaj Udinese në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Ndeshja ishte pa gola deri në fund të takimit, ku kapiteni i kuqezinjve shënoi një gol të vonshëm për t’ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij, raporton Gazeta Express.
Gjatë tërë ndeshjes kishte raste të shumta shënimi nga të dyja skuadrat, mirëpo goli nuk erdhi deri në minutën e 96’.
Pas një topi të fituar nga djelmoshat e Gattusos në mesin e fushës, me një kundërsulm arriti ta shënoj golin e fitores ku u nevojit ndërhyrja e VAR-it për ta konfirmuar golin.
Me këtë fitore Milani mbetet në pozitën e katërt në renditje me 21 pikë.