Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

RONALDO MERRET SHEMBULL NGA ÇDO LOJTAR/ Të gjithë e admirojnë, edhe Kielini kërkon t’i ngjajë!

Zhoao Kanselo u transferua gjatë verës nga Interi te Juventusi dhe mbrojtësi i djathtë po justifikon besimin e drejtuesve bardhezi. Portugezi është një nga lojtarët më të dalluar të ekipit të Juventusit në këtë fillim sezoni dhe po i bën të gjithë për vetë.

Kanselo ka folur për “Gli Amici di Simao” për ekipin e tij të ri dhe për patriotin Kristiano Ronaldo. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po i mahnit të gjithë, madje dhe gardën e vjetër që e shohin me admirim 33-vjeçarin dhe shpresojnë që ai të jetë personi i duhur për të udhëhequr Juventusin drejt fitimit të Champions Ligës.

Të gjithë lojtarët e Juventusit e shohin me admirim Kristiano Ronaldon. Edhe ata me përvojë si Kielini do të donin të ishin si ai. Kristiano është një lojtar i pabesueshëm dhe punon shumë. Benfika? Tani jam në një nga klubet më të mëdha në Europë. Sigurisht, 60 mijë tifozët e ‘Da Luz’ më mungojnë”, përfundon 24-vjeçari portugez.

Related posts

“U NDJEVA KEQ NË STOL, DOJA TË LUAJA ME ÇDO KUSHT”/ Gareth Bale kujton finalen e Championsit

Delo.autor

ZBULOHET KONTRATA E TRAJNERIT TË RI DHE STAFIT/ Maran do të fitojë më pak se gjysma e asaj që merrte braziliani Sylvinho

F.autor

MILAN/ Allegri: Jemi gati, duhet të kthehemi te fitorja

F.autor

Leave a Comment