Kategoria Superiore Shqipëri

Ministri i Financave shtyn kontrollin tatimor për klubet: Qeveria nuk ndërhyn, hulumtimi pas zgjedhjeve

Urdhri për kontrollin financiar të klubeve të futbollit ka ardhur si pasojë e një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sqarimi është bërë nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për shtyp. Duke theksuar se ky kontroll është shtyrë për momentin, zoti Ahmetaj ka përsëritur se qeveria shqiptare nuk ndërhyn në procesin zgjedhor për president të Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

“Kontrolli i Lartë Shtetëror ka lënë rekomandim me shkrim që të bëhet një kontroll në klubet e futbollit dhe Drejtoria e Tatimeve e ka planifikuar.

Ka qenë një kujdesje e Kryeministrit që do ishte e shëndetshme që kontrolli tatimor të shtyhej pas zgjedhjeve të FSHF-së që të largojmë çdo dritëhije”, ka deklaruar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Sqarimi i zotit Ahmetaj u dha pasi në opinion u ngritën zëra se qeveria po implikohej në zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

Kontrolli financiar në klube u konsiderua presion i qeverisë ndaj klubeve në prag të zgjedhjeve për president në FSHF.

Urdhri i parë i dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bënte fjalë për një kontroll të një sërë klubesh futbolli në Shqipëri, periudha kohore për kryerjen e këtij veprimi ishte e njëjtë me atë të fushatës zgjedhore për kreun e FSHF-së.

Related posts

“SHKODRANËT” KËTË VIT JANË PËR TITULL”/ Gurishta: Kjo Vllazni ka më shumë kualitete se ajo e vjetshmja, por…

Delo.autor

“SA TË JAPËSH, DO TË MARRËSH”/ Flamurtari “shpik” kontrata të reja. Ish-lojtari i Teutës mund të ndryshojë mendje

Delo.autor

NUK PËSON GOL PREJ TRE NDESHJESH RADHAZI/ Rikthehen dy lojtarë, Kastrioti kërkon të surprizojë “demat” e Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment