Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ Spiunët në “San Siro”: “MESSI rregullisht në fushë me BARÇËN”

Rifinitura, ose seanca e fundit përgatitore në prag të përballjes Inter-Barcelona, është një moment shumë delikat, që gati gati paralajmëron atë që do të dëshmohet në fushë gjatë 90 minutave. Herën e fundit kur të dyja skuadrat u përballën në Meazza, Messi u izolua nga kolonat e tripletës dhe zikaltërit fituan me përmbysje. Pikërisht Messi paraqet edhe dyshimin më të madh në mendjen dhe skuadrën e trajnerit blaugrana, Ernesto Valverde. Duke konsideruar dëmtimin në krah, argjentinasi nuk është në 100% të formës së tij.

Gjithsesi, “spiunët” e katalanasve që kanë ndjekur seancën e fundit stërvitore të Barcelonës në “San Siro”, njoftojnë se Messi është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës në fushë. Nga ana tjetër, trajneri Valverde, në konferenën për mediat para seancës së fundit përgatitore, pranoi se vendimtare në përcaktimin e Messit si titullar ose jo do të ishte pikërisht ndjesia e argjentinasit në seancën e rifiniturës.

 

Related posts

PLAS te Argjentina/ Yjet e “albicelestes” shkëmbejnë grushta mes tyre

Isa.Autor

VIDEO/ El Clasico: Shikoni çfarë humb Ronaldo

Delo.autor

RINIS “DASHURIA” INTER-KUMBULLA/ “Zikaltërit” përgatisin planin për të veshur zikaltër mbrojtësin e talentuar

Delo.autor

Leave a Comment