Futboll Seria A Sport

I PRENË ORGANET GJENITALE/ Vrasja që tronditi Brazilin, dalin fotot e viktimës me gruan e vrasësit

E ka thënë dhe, fatkeqësisht për të, edhe e ka bërë. Daniel Correa Freitas, futbollisti brazilian i masakruar dy të shtuna më parë, ka mbajtur fjalën. Siç ka bërë të ditur “Mirror”, hetuesit kanë analizuar celularin e 24-vjeçari për të zbuluar se çfarë e ka shtyrë të akuzuarin kryesor, Edson Brittes, i cili ka pranuar vrasjen, të kryejë një krim kaq të rëndë. Ai ka deklaruar se ka parë gruan e tij të kërkojë ndihmë, teksa futbollisti po kërkonte ta përdhunonte, por provat e marra nga celulari i Correa Freitas e kanë përgënjeshtruar këtë version dhe lënë të kuptohet se marrëdhënia ka qenë me dëshirën e t ë dy palëve. Fotografitë dhe mesazhet tregojnë gjithçka.

Freitas, në fakt, i ka shkruar një miku të tij në lidhje me qëllimin për të shkuar në krevat me gruan para se ta bënte. “Do të shkoj në krevat me mamanë e vajzës që ka ditëlindjen dhe babai i saj është këtu”, ka shkruar ish-mesfushori i San Paolo. Miku, nga ana e tij, e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka kërkuar ta paralajmërojë, duke i shkruar: “mos u fut në m…”. Një këshillë që nuk është ndjekur, siç tregojnë edhe fotografitë e dërguara më pas nga futbollisti. “Kam shkuar me të”, një deklaratë e shoqëruar me fotografinë e të dyve në krevat. Aq sa ka mjaftuar për të shkaktuar zemërimin e zotit Brittes, i cili ka shumë mundësi t’i ketë kapur të dy në flagrancë.

Në këtë pikë paralajmërimi i mikut “do të vrasin me shkelma dhe grushte” ka qenë një profeci. Por as miku i Freditas, ndoshta, nuk do të mund të imagjinonte se 24-vjeçari do të tridhej dhe të bëhej copa-copa me goditje hanxhari. Një vrasje që ka tronditur gjithë Brazilin, por për të cilën është konfirmuar motivi. Pak rëndësi ka nëse Brittes vazhdon të thotë se ka futbollisti ka tentuar ta përdhunojë. Freitas, në mënyrë të pavullnetshme, duket se ka hedhur dritë pas vdekjes mbi atë që ka ndodhur.

 

Related posts

“LEWANDOWSKI ËSHTË NJË MAKINERI GOALSH”/ Rummenigge rrëfen: Ja si ia hoqa nga duart Realit

Delo.autor

PUTHJA me DJALIN Thiago/ Raheem Sterling NA PREK me tatuazhin e ri (FOTO)

Isa.Autor

“KËRCE TANI PO PATE GUXIM”/ Po bëhet virale, shpërthimi i Messi-t ndaj ish-shokut të skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment