Futboll Shqipëri Sport

LAJM I MIRË/ Skocia publikon listën anti-Shqipëri, dy mungesa të rëndësishme (FOTO)

Skocia do të jetë mysafire e Shqipërisë në “Loro Boriçi” më 17 Nëntor, në një sfidë mjaft të rëndësishme, të vlefshme për Ligën e Kombeve, që si gjithmonë do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Kur kanë mbetur thuajse 10 ditë nga data e takimit, trajneri i Skocisë Alex McLeish ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për të përballuar sfidën me kuqezinjtë, por edhe atë me Izraelin, 3 ditë më pas Glasgou.

Në listë tërheqin vëmendjen mungesat e dy sulmuesve mjaft të rëndësishëm për skuadrën skoceze, siç janë Leigh Griffiths që aktivizohet me Celticun dhe Steven Naismish që aktivizohet me Heart dhe shënoi një nga golat në takimin e Glasgout, në muajin shtator.

Related posts

Matthiu Valbuena nuk ndalet shënon super gol ndaj Antalyasporit

Sadik.Autor

Milani “blindon” futbollistët: S’do të ketë largime

Q.Autor

DO E BESONI? Ky lojtar është më i mirë se CR7 në akademinë e Sportingut

Delo.autor

Leave a Comment