Sport Të tjera

Tronditet peshëngritja shqiptare, shtetet me doping jashtë Olimpiadës

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IWF), në një mbledhje të bordit drejtues të zhvilluar së fundi në Buenos Aires të Argjentinës, ka vendosur norma të reja për shtetet që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në këtë paketë normash hyn edhe dopingu. Shtetet që kanë arritur një numër të caktuar rastesh pozitiviteti, 20 të tilla të konfirmuara nga WADA në 10-vjeçarin e fundit (2008-2018), nuk do të lejohet të garojnë në Olimpiadën e ardhshme.

Një vendim që është quajtur i detyrueshëm nga Ndërkombëtaret, duke parë kërkesat në rritje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në luftën ndaj dopingut. Një vendim që është një “kërcënim” nga ana e IWF karshi vendeve që kanë raste të theksuara dopingu e një prej tyre është edhe Shqipëria, që vetëm në këto 4 muaj ka regjistruar dy raste pozitiviteti (Begaj dhe Veli). Janë të shumta shtetet që ktualisht nuk marrin pjesë në Olimpiadë, por edhe Shqipëria është në prag të shifrës së 20 rasteve doping.

Në dekadën e fundit janë të shumta rastet e dopingut në sportin e peshëngritjes, që fillimisht na nderon me medalje e më pas na fundos në skandalin e pozitivitetit, ndaj shtanga kuqezi mbetet e kërcënuar nga ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes.

Rastet e dopingut në vendin tonë nga vitit 2005 deri më sot sipas IWF

Viti 2005               Ilir Kafarani

Viti 2007               Isa Balaj, Fetije Kasaj, Mirian Lozi

Viti 2011               Shqiponja Brahja

Viti 2012               Hysen Pulaku, Erkand Qerimaj, Ilirian Suli

Viti 2013               Briken Calja

Viti 2014               Romela Begaj, Arbër Çerçizi, Daniel Godelli, Hysen Pulaku

Viti 2018               Romela Begaj, Evangjeli Veli

Related posts

E PABESUESHME/ Real Madridit i “MBUSHEN” arkat nga UEFA për Ligën e Kampionëve

Isa.Autor

Kritikoi Xhakën dhe Shaqirin/ Dorëhiqet nga kombëtarja zviceriane…

Isa.Autor

“RONALDO DUHET BURGOSUR”/ Mbrojtësi i Zvicrës i kthen përgjigje epike Evra…

Delo.autor

Leave a Comment