Futboll Seria A Sport

PORTIERI I INTERIT HANDANOVIÇ/ Mund ta kisha pritur golin e tyre

Samir Handanovic ka bërë disa pritje shpëtimtare në barazimin 1-1 të Inter ndaj Barcelona-s, por mendon se duhet ta kishte pritur goditjen e golit të Malcom.

“Duhet ta kisha pritur atë gol. Isha në pozicion për të bërë pritjen, por fatkeqësisht ai e goditi topin mes dy lojtarëve dhe nuk mund ta shihja qartë. Prapëseprapë mendoj se çfarë mund të kisha bërë më shumë.

“Mendoj se Barça luajti më mirë se ne dhe duhet të kishim bërë më shumë. Ata erdhën përpara me shumë lehtësi në pjesën e parë dhe kur u lë topin në zotërim, do të ndëshkohesh.

“Kishin përgatitur diçka tjetër, por këto ndeshje na ndihmojnë të rritemi. Nuk jam i zhgënjyer pasi Barcelona është një ekip që i jep leksion të gjithëve.”

Related posts

Samir Nasri suspendohet me 6 muaj të mos luaj

Q.Autor

BARÇA SHEH MAKTHE NË BELGJIKË/ I ndal edhe Brugge, Flick pranon krizën: Nuk jemi në formë

F.autor

Në gjysmëfinale, Anglia do të veshë një uniformë që nuk e ka përdorur kurrë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

Leave a Comment