Futboll Seria A Sport

VENGER TRAJNER I MILANIT?/ Tekniku francez sqaron situatën

Disa ditë më parë bëri bujë një lajm që lidhej me rikthimin e Arsen Venger në krye të një ekipi, që ishte Milani. Një lajm i dhënë nga “France Football” dhe që bëri jehonë të madhe kudo. Lidhur me ëtë çështje ka folur pikërisht Arsen Venger, i cili ka thënë fjalën e tij për lajmet e pak ditëve më parë.

Ish-tekniku i Arsenalit, duket se ka përgënjeshtruar gjithçka duke thënë se lajmet e dhëna janë false. Në deklaratën e tij për “Bein Sport”, 69-vjeçari ka hedhur poshtë çdo spekulim që e lidh këtë të fundit me zëvendësimin e mundshëm të Xhenaro Gautzos, në pankinën e Milanit.

“E vetmja gjë që mund të them është që janë të gjitha lajme false. Në qoftë se do të nënshkruaj me ndonjë ekip do e them vetë, por kjo që është thënë këto ditë nuk është e vërtetë. Nuk mund të përgjigjem për çdo thashetheme, unë flas për atë që bëj. Tani jam i fokusuar në atë që po bëj”, përfundoi fjalët e tij francezi Venger.

Related posts

NGA REAL MADRID TEK PSG/ Humbi formën e tij, ja ku përfundoi tani “DËSHTAKU”…

Delo.autor

KRENARI DHE TEKNIKË/ Si provon të zgjohet Italia në Ligën e Kombeve

F.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Habit Klopp: Tifozët tanë preferojnë më shumë titullin në…

Delo.autor

Leave a Comment