Futboll Seria A

Handanovic: Borja Valero është mbretëresha e Inter, Perisic është një kalë i çmendur

 Inter, pas një muaji të vështirë, është gati për fazën e dytë të sezonit. “Tani jemi një grup i bashkuar dhe merita është e Spalletti-t, por edhe e lojtarëve, – ka thënë Samir Handanovic, portieri i zikaltërve. – Kemi futbollistë shumë të mirë dhe të rregullt”.Portieri slloven, pas pothuajse gjashtë vitesh me Inter, është një prej senatorëve të skuadrës, ka folur edhe për të ardhmen: “Nëse jam një flamur i ekipit? Këtu ndihem mirë dhe kemi gjithçka na duhet për të marrë rezultate pozitive dhe për ta kthyer Inter-in aty ku meriton. Nëse do të qëndroj përgjithmonë? Të shohim”.

Handanovic është shprehur i kënaqur edhe me sistemin VAR, edhe pse “i heq pak emocione ndeshjes”. Më pas, si një lojtar i pasionuar shahu, ka bërë shaka duke i përcaktuar çdo shoku të skuadrës një pozicion: “Kush është oficeri? Një që bën diagonalet, Santon. Tora? Skriniar. Mbretëresha? Bojra Valero. Kali? Perisic, një kalë i çmendur. Ka forcën e një kali që vrapon në të gjithë krahun”.

Related posts

Alarm te PSG, Emery përballet me Pastore dhe Cavani

Q.Autor

KAMPION PAS 11 VITESH/ Kapiteni Karabeci: Ndjenjë e veçantë, nuk e mendoja se do të

Delo.autor

Vrsajlko “nxjerr zbuluar” MODRIC/ Ardhja e tij tek INTERI: Do ta vendosë shumë shpejt

Isa.Autor

Leave a Comment