Futboll Premier League Sport

DUAN TA JOSHIN/ Ja plani i fundit i SARRIT për ta mbajtur në ekip HAZARDIN…

Chelsea është gati të bëjë kapiten Eden Hazard. Kështu shkruajnë mediat britanike, të cilat shprehen se kjo është një nga mënyrat, që mund ta joshin mesfushorin belg, që të qëndrojë në Londër. Sipas “Daily Mail”, Maurizio Sarri është duke punuar për të bindur Hazard, që të qëndroj në Angli, ndërkohë që nga ana tjetër, Real Madridi është duke bërë presion për të marrë futbollistin e Chelsea. Cezar Azbilicueta dhe Cesc Fabregas janë gjithashtu në listen e ngushtë të Sarrit, ndërkohë që Jorginho është i ri për t’u marrë në konsideratë.

Te Chelsea shpresojnë se gradimi i Hazard si kapiten i skuadrës mund ta joshë atë për të shmangur largimin drejt La Liga-s. Chelsea vazhdon të këmbngulë se nuk do ta shesë Hazard, pavarësisht se Real Madridi është gati të paguajë 150 milionë paundë britanik. Eden Hazard është pjesë e bluve të londrës që nga viti 2012, duke u shpallur tri herë lojtari i vitit me këtë skuadër, ndërkohë që ende po heziton për nënshkrimin e një kontrate të re, me një pagë më të mirë. Hazard do të mungojë në ndeshjen e së shtunës, ku Chelsea do të luajë në miqësore kundër Interit, në Nicë.

Ai ndodhet ende me pushime, pas Kupës së Botës. Kjo përballje e Chelsea vjen pesë ditë pasi luajti kundër Perth Glory në Australi, ndeshje të cilën e fitoi 1-0, ndërsa Fabregas ishte kapiten në atë sfidë, nën drejtimin e Sarrit. Gary Cahill ishte kapiteni i ekipit sezonin e kaluar, por e ardhmja e mbrojtësit të qendrës është e pasigurtë, pasi Chelsea pritet të mbyllë nënshkrimin me Daniele Rugani. Juventusi kërkon nga skuadra angleze 45 milionë paundë, një shumë e konsiderueshme për të marrë 23-vjeçarin në Londër.

Related posts

ISHTE VENDIMTAR NDAJ MAN UNITED/ Shaqiri ka një mesazh për ju… (FOTO)

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Rusia dyfishon ndaj Serbisë me një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK BRAZILI/ Dëmtohet edhe futbollisti i Barcelonës, ja sa do mungojë

Delo.autor

Leave a Comment