Futboll Premier League

Premier League/ Gazetarët mashtrohen nga një “WhatsApp” i rremë, zbulohet skema

Sipas gazetës algjeriane “Le Buteur”, dikush që paraqitej si Riyad Mahrez, kishte përhapur thashetheme duke ja shpërndarë “gazetarëve të famshëm” në WhatsApp. Ky person thuhet se ka kërkuar privilegje, të tilla si bileta për ndeshjet dhe uniforma me dedikim, në shkëmbim të “bombave” rreth merkatos.

Sipas raportimeve, ai fillimisht i kishte joshur gazetarët, duke përdorur një foto të Mahrezit me Cristiano Ronaldon, për të provuar se ishte ai që pretendonte të ishte.

Lajmet, që lojtari i Leicesterit ndodhej në Barcelonë, në ditët e fundit të merkatos së verës, është një nga historitë e rreme të krijuara nga anonimi i WhatsApp, ndërsa interesimi i supozuar i Liverpool – dhe vizitat mjekësore – gjithashtu e kanë zanafillën nga i njëjti burim.

Thuhet se mashtruesi është zbuluar, pas hetimeve të thelluara, nga njerëzit e Mahrezit. Përfaqësuesit e lojtarit po shqyrtojnë mundësinë, e ngritjes së një padie ndaj mashtruesit që mendohet se jeton në Francë./EDS/

Related posts

“MBRETI EGJITPIAN” I NDËSHKOI ME GOL/ Futbollistët e Kongos i kërkojnë foto Salah pas ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Egzon Binaku zgjodhi Shqipërinë, në Suedi shohin ëndrra për mbrojtësin

Sadik.Autor

Strakosha është i dyti në renditjen e golave të shpëtuar

Q.Autor

Leave a Comment