Futboll Premier League Sport

PROBLEMET SI NDALEN TOTTENHAM/ Ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

 Mousa Dembele mund të qëndrojë larg fushave deri më 2019 pasi Tottenham ka konfirmuar se belgu ka dëmtuar ligamentet e kaviljes së djathtë.

Dembele pësoi dëmtimin në fitoren 3-2 ndaj Wolves dhe duhet të zëvendësohej pas vetëm shtatë minutave lojë dhe mesa duket nuk do të rikthehet deri vitin tjetër.

Kjo do të thotë se Dembele do të mungojë në derbet e Londrës ndaj Arsenal dhe Chelsea në Premier League.

Pochettino mund t’i japë shansin Victor Wanyama-s, i cili ka luajtur shumë pak kohët e fundit.

Edhe Eric Dier është në dyshim për ndeshjen e së shtunës ndaj Crystal Palace, ndërsa mbrojtësit Jan Vertonhen dhe Danny Rose do të vazhdojnë të mbeten jashtë.

Related posts

Tyson Fury “fiton” raundin e parë, 25kg më i rëndë se Seferi dhe e merr në krahë

Sadik.Autor

“HAJDE ZVICËR”/ Gazeta HELVETIKE me titull shqip para ndeshjes me Suedinë

Isa.Autor

(FOTO) Njihuni me formacionin e javës në Serie A

Q.Autor

Leave a Comment