Futboll Sport

THOHIR SËRISH NË BOTËN E FUTBOLLIT/ Vendos ta nisë nga kategoria e trete angleze!

Pas një dere që mbyllet, një tjetër hapet… Iu desh fare pak që të hynte sërish në botën e futbollit, por ia ka dalë. Ish-presidenti i Interit (për shumë tifozë macja e zezë kur ulej në stadium), i cili doli jashtë organigramës së zikaltërve më 26 tetor (kur Zhang morri vendin e tij në presidencë), do të nisë një aventurë të re në Angli.

Ai bleu kuotat e mazhorancës së Interit në nëntor të vitit 2013, duke shitur më pas 68,5% vetëm dy vite më parë. Tashmë, bëhet pjesë e CDA, pra këshillit administrativ të Oxford United. Lajmi është dhënë nga vetë klubi anglez, që luan në Ligue 1 (kategoria e tretë profesioniste). Oxford lufton për mbijetesën këtë sezon.

Oxford United, kujtojmë, ka 125 vjet histori në Angli, por ka vetëm një Kupë Lige, në vitin 1986. Më pas, ngjtije dhe zbritje kategorish.

Related posts

NUK NDALET “VATRA E ZJARRIT” TEK INTERI/ Icardi dhe Wanda takojnë Marottan, ja çështja e bujshme

Delo.autor

Triumfi ndaj Kukësit/ Batha: Na buzëqeshi fati, fusha është njësoj për të 2 ekipet

Isa.Autor

SFIDA NDAJ FRANCËS PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Pepe: Ja çfarë duhet të bëjmë për të fituar

Delo.autor

Leave a Comment