Futboll Sport

TËrmet “8 BALLË” NË FINLANDË/ Shqipëria e femrave nuk njeh fitore në eliminatore

Pas humbjes minimale ndaj Portugalisë, kombëtarja shqiptare e futbollit për femra u duk se dha sinjale pozitive. Gjithsesi, kuqezinjtë kanë marrë një dush të ftohtë në transfertën e Finlandës, duke u mposhtur me shifrat e thella, 8-1.

Nordiket dhanë leksione të vërteta futbolli për vajzat e drejtuara nga Vioresin Sinani, duke e humbur thellë takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2021. Në pjesën e parë, kuqezinjtë e nxorën plot 5 herë sferën nga rrjeta e tyre, teksa goli i vetëm për Shqipërinë ishte autogoli i Kolvisto në minutën e 77-të.

Kjo është ndeshja e tretë e grupit E, me Shqipërinë që mban vendin e fundit me 0 pikë.

Shqipëria luajti me këtë formacion ndaj Finlandës: Rexhepi, Elezaj, Rrahmani, Bajraktari, Begolli (’46 Maliqi), Morina, Krasniqi (90+2 Hila), Doci, Velaj (90+2 Hashani), Gjini, Franja.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ish-trajneri i Italisë bën gjestin e madh! Ndihmon Bergamon nga Kina

Delo.autor

Thiago Silva TREMB Belgjikën/ Brazili është gjithmonë favorit i Botërorit

Isa.Autor

ISH LOJTARI I TIRANËS DHE LAÇIT/ Vucaj firmon me kampionët e Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment