Futboll Sport

OZIL “DRIBLON” KRITIKËT/ Jam gjerman kur fitojmë dhe emigrant kur humbim

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil i ka dhënë një goditje të fortë kritikëve të tij. Ai ka zbuluar se mendimet e të tjerëve nuk kanë shumë rëndësi për të, ndërsa zbuloi se largimi nga kombëtarja gjermane nuk ka ndikuar aspak te marrëdhënia e tij me shokët e ekipit.

Në një intervistë për “Daily Mail”, ish-ylli i Realit tha:

“Shikoni! Unë e di se ka njerëz atje që më pëlqejnë, ka edhe njerëz që nuk më pëlqejnë. Ky është një fakt i jetës. Por, për mua, ajo që është e rëndësishme është që njerëzit dhe rrethi im shoqërorë më duan. Unë jam gjerman kur fitojmë, dhe një emigrant kur humbim”, pranoi ai, duke thënë të njëjtën gjë në korrik.

Ylli i Arsenalit gjithashtu kishte fjalë të mira për teknikun aktual të “topçinjve”, Unai Emery.

“Personalisht, gjërat po shkojnë mirë, por kjo nuk do të thotë që unë pushoj së punuari. Por gjëja më e rëndësishme është që ekipi po shkon mirë për momentin. Ne duhet të vazhdojmë të jemi të uritur dhe të vazhdojmë të marrim trofe“-përfundoi Ozil.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Manchester United mposht Arsenal në kohën shtesë…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Newcastle nuk ndalet me përforicmet, objektivi i ri kushton 100 milionë euro

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Liverpool mposht me “POKER” Arsenal në “Anfield” dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment