Futboll Seria A Sport

“MURI I INTERIT/ De Vrij: Në Londër shkojmë për të fituar, ja si e ndalëm Barcelonën

“Jemi në formë, në Ligën e Kampionëve shkojmë me idenë për të fituar çdo ndeshje, ashtu si në kampionat”. Fjalë të Stefan de Vrajt, “kolosit” holandez të qendërmbrojtës së Interit, i cili është prononcuar ditën e djeshme në një intervistë për mikrofonat e emetuesit sportiv italian “Sky Sport”, ku ka komentuar periudhën brilante që po kalojnë zikaltrit.

“Fundi i sfidës kundër Totenhemit ka qenë për ne momenti i kthesës. Pas asaj ndeshjeje, praktikisht kemi regjistruar vetëm fitore, përveçse kundër Barcelonës (në “Camp Nou”),- ka shpjeguar 26-vjeçari. – Në dhomat e zhveshjes përqendrohemi te ndeshjet, me të cilat duhet të përballemi, sfida e dyfishtë me katalanasit mund të na mësojë shumë sepse janë një nga skuadrat më të mira në botë. I prisja të tilla ndeshje të luftuara, i njoh, janë shumë të fortë, por është bukur të përballesh për t’u kuptuar nivelin”, ka vijuar ish-mbrojtësi i Lacios.

PRESIDENTI DHE SKUADRA Më tej është ndalur te temat që i përkasin Interit: nga presidenti i ri, te trajneri e në fund Ikardi e Handanoviç (i cili së bashku me vetë holandezin dhe Shkrinjarin kanë formuar këtë sezon një nga mbrojtjet më të forta të Europës: vetëm 6 gola të pësuar, në vendin e tretë pas Mançester Sitit dhe Liverpulit), dy nga pikat e forta të zikaltërve këtë periudhë: “Zhang është një person i shkëlqyer, e kam njohur në këto pak kohë që ndodhem këtu. Dashuron Interin dhe është kureshtar, kjo është e rëndësishme”.

Trajneri Spaleti “i përgatit në mënyrë profesionale, bën zgjedhje për të mirën e skuadrës. Me Shkrinjarin ndajmë edhe dhomën gjatë grumbullimeve, kemi një raport shumë të mirë. Si lojtar është shumë i fortë, s’duhet shumë për t’u kuptuar. Miranda? Ka më shumë eksperiencë se ne. Kemi edhe Ranokian: në prapavijë jemi të pajisur mirë”. E në fund, pra, elozhet për kapitenin dhe portierin: “Ikardi në zonë ndodhet gjithmonë në vendin e duhur dhe ka lëvizje të jashtëzakonshme. Edhe kur jemi ndeshur, e kam kuptuar, di t’i largohet markimit në momentin deciziv. Gjithashtu, është një kapiten i shkëlqyer, di gjithmonë çfarë të na thotë për të na mbajtur të motivuar. Handa? Është një perfeksionit. Dhe ka gjithmonë sjellje prej profesionisti”, ka përfunduar De Vraj

Related posts

“LUFTË E HAPUR” MES DY KLUBEVE/ Juventusi “bllokon” lëvizjet e Marottas dhe Interit, ja planet e tjera “Zikaltër”

Delo.autor

Chelsea 1:1 West Ham, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

“DOJA KUNDËRSHTARË MALAZEZ”/ Martini: Të gjejmë sa më shpejt zëvendësuesin e Kallakut

Delo.autor

Leave a Comment