Futboll Sport

SUPERLIGA/ Duro do fitoren e parë kundër Kastriotit, Teuta-Kukësi garanton spektakël

Kalendari i Kategorisë Superiore parashikon zhvillimin e dy takimeve këtë të shtunë, që çelin javën e pestë, Kamza-Kastrioti, ora 15:45, dhe Teuta-Kukësi, 18:45.

Fillimi mbarë jo gjithmonë është gjysma e punës. Në rastin e Kamzës suksesi i arritur në javën e parë të kampionatit, për më tepër në transfertë, u pasua me dy humbje radhazi, pavarësisht lojës së mirë që mund të ketë shprehur ekipi, sidomos Kamza. Këtë të shtunë, Kamza dhe Kastrioti përballen me njëri-tjetrin me dëshirën për të rigjetur sërish 3 pikët dhe për më tepër me një ndryshim rrënjësor te vendasit, me Klodian Duron që do të debutojë në stol në kampionat, duke kërkuar një fillim me fitore, pas shkarkimit të Bledar Devollit.

Sigurisht që vëmendjen kryesore e merr takimi i “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Kukësit. Në 11 takimet e fundit verilindorët janë mposhtur vetëm një herë nga “”Djemtë e Detit”, pikërisht në përballjen e fundit të sezonit të kaluar, pikë që I vlejtën shumë skuadrës durrsakë për të siguruar mbijetesë. Mirëpo situatat në kampet respektive në këtë sezon të ri kanë ndryshuar shumë.

Trajneri Bledi Shkëmbi i ka dhënë një tjetër fizionomi lojës së “Djemve të Detit”, që në tre ndeshjet e para, edhe pse kanë marrë vetëm një fitore, atë me Kamzën, kanë barazuar me të njëjtin rezultat 0-0 si me Flamurtarin dhe me Tiranën. Nga ana tjetër, Kukësi, që ka vetëm një pikë më pak, kërkon të krijojë një vazhdimësi rezultatesh pozitive, pas atij starti me luhatje. Cungu ka patur kohën e duhur për të bërë ndryshimet e nevojshme taktike, pas lëvizjeve të fundit në merkato. Interesant fakti që do të përplasen dy trajnerë deri diku të rinj, Shkëmbi dhe Cungu, që ndoshta do të dalim pak nga kornizat e futbollit shumë të kujdesshëm e që privon spektaklin.

Related posts

Macja e Botërorit parashikon fituesin në Francë – Belgjikë (VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLEN ME NJË STUHI MUNGESASH/ Griezmann humbet stërvitjen për arsyen e çuditshme…

Isa.Autor

PRITET INAGURIMI TEK NAPOLI/ Stadiumi “San Paolo” është gati për sfidën…

Delo.autor

Leave a Comment