Futboll Premier League

(FOTO) Mourinho ‘mashtrohet’ nga gazetarët, hedh firmën për Antonio Conte-n

Është kohë merkatoje dhe Jose Mourinho-s është i përqendruar te blerja e Alexis Sanchez-it, gjithmonë e më afër Manchester United-it. Por për “Special One” e mërkura ka qenë një ditë takimesh speciale dhe të këndshme.

Trajneri portugez është ndalur nga Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, përpara “Lowry Hotel” në Mançester. Të tre kanë patur një bidedë plot humor, dhe në fund dy gazetarët italianë i kanë kërkuar Jose Mourinho-s një autograf mbi fanellën e Manchester United.

Por pak më pas portugezi ka zbuluar se mbi “t-shirt” ishte shkruar emri i Antonio Conte-s, me të cilin Mou ka debatuar në distancë këto javë. Megjithatë në fund gjithçka është mbyllur më një të qeshur, ndërsa “Special One” më pas ka hyrë në hotel.

 

Related posts

“JEMI NJË GRUP I MADH”/ Kastriot Dermaku flet pasi mundi Romën: Është bukur të fitosh ndaj një skuadre të madhe

Delo.autor

Petagna flet për situatën e Milanit, lë të hapur mundësinë e rikthimit tek kuqezinjtë

Q.Autor

Tragjedia në Xhenoa/ Mbrojtësi ITALIAN shpëton për mrekulli: Kalova mbi urë…

Isa.Autor

Leave a Comment