Futboll Premier League

VAR ‘ngjall’ polemika në Angli, Chelseas iu mohua një penallti ndaj Norwich

Skuadra e Chelseat eliminoi me vështirësi ekipin e Norwich nga Kupa FA.

Blutë e Londrës fituan pas penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1 me 1.

Por, skuadra e Antonio Contes ka mundur të fitoj më herët – nëse gjyqtari i ndeshjes, Graham Scott do t’i akordonte dy penallti.

Madje ky i fundit edhe me ndihmën e teknologjisë më të re “VAR”, nuk u bind se rasti i Moratas dhe Willianit ishin penallti dhe jo simulim.

Pas ndeshjes kjo teknologji u kritikua shumë nga analistët e televizioneve angleze. “VAR-i” është një çmenduri”, tha Alan Shearer. “VAR” duhet të përdoret për t’u përmirësuar”, tha Conte pas ndeshjes.

https://www.youtube.com/watch?v=Af2LWw8sLgI

Related posts

Si sot, 29 vjet më parë, kur Milan shkatërronte 5-0 Real Madridin…

Sadik.Autor

U LARGUA NGA BARCELONA KËTË VERË/ Rrëfehet mesfushori Rafinha: Është e vështirë t’i thuash lamtumirë, por…

Delo.autor

Liverpool nuk ndalet, shënon edhe golin e tretë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment