Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ MILAN-JUVE luhet të dielën, mësoni çfarë ka bërë sot HIGUAIN

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në Serie A është ajo mes Milanit dhe Juventusit, e cila do të luhet të dielën në orën 20:30 në “San Siro”. Ndërkohë, lajme të mira nga vijnë nga Milanello për tifozët kuqezinj.

Sipas “Sky Sport”, Gonzalo Higuain është kthyer të stërvitet me skuadrën mëngjesin e sotëm dhe pritet të jetë në fushë për ndeshjen ndaj bardhezinjve.

Sulmuesi argjentinas nuk ka qenë në dispozicion të skuadrës në takimin e luajtur dhe barazuar 1-1 të enjten në mbrëmje në fushën e Betis, i vlefshëm për javën e katërt të Europa League, për shkak të një dëmtimi të pësuar në kurriz në sfidën e fundit të kampionatit të luajtur kundër Udineses në transfertë.

“El Pipita”, i cili u transferua këtë verë te kuqezinjtë nga Juventus, është golashënuesi më i mirë i “Djallit” në Serinë A, me 5 realizime deri tani.

 

Related posts

Swansea – Liverpool, “The Reds” duan fitoren e 6-të radhazi

Q.Autor

Chelsea refuzon shitjen e Batshuayi, por i ofron një tjetër sulmues klubit gjerman

Sadik.Autor

Probleme me Mourinhon, Pogba mund të kthehet te Juventusi

Q.Autor

Leave a Comment