Futboll Shqipëri Sport

U FTUA sërish nga PANUCCI/ Klubi italian bëhet krenar për emrin e lojtarit KUQEZI (FOTO)

Në një takim me komunitetin arbëresh në Kalabri të Italisë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u takua me futbollistin e Kombëtares sonë Kastriot Dermaku.

Ky moment është pikasur nga klubi i mbrojtësit 26-vjeçar Cozenza, i cili ndihet krenar që lojtari i tyre shërben si pikë përbashkuese e marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësore shqiptare-italiane. Jo vetëm kaq, por ata theksojnë në një postim në faqen e tyre zyrtare se lojtari mban emrin e heroti kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që mbrojti Europën nga mësymjet e Perandorisë Otomane në shek.XV.

Qendërmbrojtësi është ftuar sërish në Kombëtaren tonë për sfidat e muajit nëntor me Skocinë dhe Uellsin. Ai u ftua nga tekniku Panucci dhe për sfidat e muajit tetor Jordaninë dhe Izraelin, ku ndaj të parëve debutoi dhe me Kombëtaren.

“Presidenti Meta dëshiroi të përshëndeste futbollistin Kastriot Dermaku, mbrojtës i Cozenzës dhe Shqipërisë. Emri i qendërmbrojtësit të kujton emrin e familjes fisnike të patriotit, i cili mbrojti Shqipërinë dhe Europën nga vërshimet e Perandorisë Osmane dhe sot Kastrioti paraqet shembullin më të mirë vëllazërisë midis popullit italian dhe atij shqiptar. Për lojtarin kuqeblu, është një vlerësim i rëndësishëm që merr ftesën në Kombëtare, me të cilën debutoi ndaj Jordanisë”, citohet në faqen zyrtare të Cozenzas.

Presidenti Ilir Meta takohet me lojtarin e Shqipërisë Kastriot Dermaku

Related posts

KATËR HUMBJE RADHAZI PAS RIKTHIMIT/ Teuta i “jep duart” për herë të dytë… Edi Martinit

Delo.autor

Presidenti hyri në fushë me armë në brez, PAOK-u rrezikon dënimin

Q.Autor

SFIDA NDAJ M’GLADBACH/ Ja 3 kombinimet e kualifikimit të mundshëm të “Zikaltërve” në Champions…

Delo.autor

Leave a Comment