Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

KLASIKJA/ Mjeshtri Sacchi zbërthen Milan-Juve: RONALDO ndalet vetëm kështu

Milan kundër Juventus, një sfidë e veçantë që përfshin histori dhe legjendë. Një takim i pasur me hijeshi, gati të dhurojë emocione Ndeshje të tilla jetohen me ankth dhe pasion. Pikërisht, sfida të tilla ka përjetuar ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saçhi, që për “Gazzetta dello Sport” ka prezantuar përballjen në “San Siro”, të dielën në mbrëmje.

“Dëmtimet janë duke gjymtuar Milanin, por skuadra kuqezi duhet ta shohë në sy Juventusin, pa u trembur. Nuk them që të shkojë t’i bëjë presion, por nuk duhet as edhe të mbrohet shumë. Duhet të luajë ashtu si di, me ekuilibër. Ashtu si njerëzit e Gatussos dinë të bëjnë. Ringhio është një fenomen, i ka dhënë një shpirt Milanit. Praktikon futboll të bukur: skuadrës i mungon vetëm pak shpejtësi dhe pak presing. Por, këto djem nuk dorëzohen kurrë, fitojnë ndeshjet edhe në sekondën e fundit. Dhe Rino është një që jep jetën për djemtë e tij dhe futbollin”.

Saçhi, më pas, ndalet te diferencat e organikave. “Gattuso i ka ridhënë dinjitet skuadrës, i bëri të kuptonin se çfarë do të thotë të luash te Milani. Por, Juventusi ka potencial të madh, lojtarët e saj mund të vendosnin një sfidë nga njëri moment në tjetrin. Nuk mendoj vetëm për Cristiano Ronaldon, por edhe Dybala, Cuadrado, Mandzukic. Si t’i mundësh? Duke bërë presion. Ronaldo? Ai bllokohet me… skuadër. Kur stërvisja Milanin dhe luaja ndaj Maradonës, i thoja ekipit sa më pak topa do t’i shkojnë aq më shumë do të nervozohet”.

 

Related posts

GREZDA NË KRAHË TË GERRARD/ Britaniku me fjalë të mëdha për sulmesin shqiptar

Isa.Autor

Investime ‘sheikësh’: Klubet që shpenzuan më shumë në 10 vjet

Sadik.Autor

SAKTËSI DHE KLAS/ Balaj bën “tris” në Austri. Tani vjen radha e Ligës së Kombeve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment