Futboll Shqipëri Sport

INVENSTIMI I RI/ FSHF inauguron fushën me bar natyral për ekipin e Kategorisë së Dytë (FOTO)

FSHF ka inauguruar ditën e sotme, fushën e re me bar natyral në qytetin e Librazhdit, një investim i Federatës me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky terren i rikonstruktuar do të jetë në dispozicion të klubit të Sopotit, ekipet zinxhir si edhe për Kombëtaret e moshave. Më poshtë, njoftimi i FSHF.

Një tjetër investim i Federatës Shqiptare te Futbollit në fushat e blerta! Sot është zhvilluar inaugurimi i fushës së futbollit të klubit Sopoti, një investim i FSHF, me një vlerë rreth 60 mijë euro. Ky investim pason mbështetjen që Federata Shqiptare e Futbollit mundëson për klubet shqiptare për të siguruar infrastrukturen sportive adekuate. Në këtë mënyre, sigurohet një stadium i rinovuar tërësisht dhe një hapësirë e re e zhvillimit social dhe ekonomik të qytetit të Librazhdit. Ky investim modern do të jetë në dispozicion të ekipit të Sopotit, ekipeve zinxhir si edhe kombëtareve rajonale për moshat e reja që FSHF organizon, një kontribut për të zhvilluar me tej dhe kultivimin e pasionit për futbollin tek brezat e rinj.

Related posts

“MISIONI 80 MILIONË EURO”/ Perez në sulm për të “shkatërruar” Barcelonën

Isa.Autor

PRITJE E PABESUESHME/ Ter Stegen konfirmon se është “Messi” i portierëve (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-VILLARREAL/ Solskjaer i beson dyshes së sulmit Sancho-Ronaldo (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment