Futboll Seria A Sport

INTERI “FËRKON DUART”/ Darmian largohet në janar, destinacioni duket të jetë kryeqyteti i Italisë

Aventura e Matteo Darmian te Manchester United mund të përfundojë 6 muaj përpara afatit të përcaktuar më parë. Me kontratën që i skadon në vitin 2019, mbrojtësi nuk po gjen hapësira në formacionin e Jose Mourinhos dhe për këtë mund të largohet nga klubi anglez që gjatë merkatos së janarit, në rast se për të paraqitet oferta e duhur.

Sipas mediave angleze, Interi dhe Roma kanë shfaqur interes për futbollistin, me verdhekuqtë që kërkojnë një mbrojtës krahu për pjesën e mbetur të sezonit.

Përsa i takon zikaltërve, nevoja për të arritur te Darmian nuk duket urgjente, pasi performaca e Dalbert dhe investimi për Vrsaljko po rezultojnë pozitive për ekipin e Spallettit.

Related posts

NDESHJA ME BOLOGNAN NË “SAN SIRO”/ “Kuqezinjtë” fitore për “jetë a vdekje”

Delo.autor

Man City i frikshëm, shënon edhe Fernandinho ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

ARRESTIMI I PRESIDENTIT TË BENFICAS/ Ish-futbollisti i Milanit merr komandën e klubit, tifozë dyshojnë se…

Delo.autor

Leave a Comment