Futboll Shqipëri Sport

SUPERSFIDA/ Shehi ka një hall të madh para Flamurtarit, në rrezik “ylli” i ekipit

Skënderbeu humbi vendin e parë pas humbjes me Laçin. Skuadra korçare tregoi forcën ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi” duke e mposhtur dhe rrëmbyer vendin e parë, por po në të njëjtin stadium e la atë, pasi kurbinasit i mposhtën pastër 2-0. Takimi i radhës është mjaft i rëndësishëm se do të jetë kundër Flamurtarit. Një ekipi të fortë, por baticat dhe zbaticat e zakonshme që prekin ekipin vlonajt kanë ndikuar dhe në vazhdimësinë e bregdetarëve.

Për sfidën kundër tyre, Orges Shehi ka një problem madhor. Fjala është për sulmuesin e krahut, Dejvi Bregu. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Laçit, pasi një goditje që ka marrë në këmbë ka bërë që thoi i gishtit të tij të dëmtohet. Vlonjati nuk mund të veshë as këpucën. Shtatshkurtri mund të humbasë ndeshjen emocionuese kundër ekipit të qytetit të tij.

Numrin një të stolit e shqetëson mungesa e mundshme e futbollistit, pasi është një lider për kampionët e Shqipërisë. Ai është prej atyre futbollistëve që janë të zotë të zgjidhin ndeshjet të vetëm dhe atëherë kur nuk e pret. Stafi mjekësor po punon fort që lojtari të jetë gati për sfidën kundër vlonjatëve duke ditur dhe rëndësinë e saj. Deri atëherë, Brergu mbetet në luftë me kohën.

Related posts

U BLE PËR 90 MILION EURO/ Mbërrin në Manchester United blerja më e fundit… (VIDEO)

Delo.autor

EIBAR-BARCELONA/ Manual futbolli nga “Katalanasit”, Messi ndëshkon me “Tiki-Taka” (VIDEO)

Delo.autor

FA CUP/ Ndizet derbi Manchester United-Liverpool, realizohen 2 gola në 9 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment