Futboll Premier League Sport

E RRALLË/ Hoqi fanellën për të festuar golin e fitores, më pas GËNJEU arbitrin për të mos…

Sol Bamba pranon se i shpëtoi kartonit të dytë të verdhë pasi hoqi fanellën, duke i gënjyer arbitrit. Mbrojtësi i Cardiff shënoi golin e fitores ndaj Brighton në minutat e fundit të takimit dhe hoqi fanellën për të festuar.

Arbitri Martin Atkinson e ka pyetur Bamba nëse hoqi fanellën gjatë festimit të çmendur të lojtarëve vendas. Qendërmbrojtësi shprehet për Sky Sports: “Arbitri më pyeti nëse kisha hequr fanellën dhe unë i thashë jo.”

Ishte Lewis Dunk ai që kaloi miqtë në avantazh në pjesën e parë, përpara se Paterson të barazonte rezultatin. Blutë po vuanin të përmbysnin rezultatin me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të Stephens.

Por ishte Bamba ai që i dha fitoren ekipit të tij në fund pas një goditjeje të fuqishme nga shumë pranë portës.

Related posts

“NË KRAHASIM ME…”/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

Delo.autor

KUALIFIKOHET MES TENSIONESH/ Shkëndija e Gjokës eliminon Vardarin në Kupë (VIDEO)

Delo.autor

NUK NJEH KUFIRIN E MOSHËS/ Ibrahimovic shprehet hapur: Nëse Manchester United ka nevojë, jam…

Delo.autor

Leave a Comment