Futboll Seria A Sport

NUK KA MË DILEMA/ Raiola është dakord: IBRA te MILANI? Pse jo, por me një KUSHT

Të gjitha indiciet duke se e shtyjnë Zlatan Ibrahimovicin drejt një aventurë të dytë te Milani në Serinë A. Në fillim batuta e tij për Wenger (me e mundshme është të shkojë unë te Milani se Wenger) dhe tani fjalët e menaxherit të tij, Mino Raiola:

“E ardhmja e Ibras? Konfirmoj atë që kam thënë edhe më parë, marrëdhëniet me kupolën e re drejtuese të Milanit janë shumë të mira, prandaj të gjitha rrugët janë të hapura.”

Atëherë, çfarë mungon që ky operacion të mbyllet me sukses? Para së gjithash vlen fjala e vetë lojtarit suedez, por Raiola duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve me drejtuesit e Los Angeles Galaxy, për të zgjidhur kontratën dhe rikthyer Ibran në Europë, pikërisht në Serinë A. Formula e transferimit që do të dëshironte Milani është huazim për 6 muaj me rinovim automatik të kontratës për një vit tjetër nëse Milani siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Related posts

PAS BARAZIMIT NË “PAQE” NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ahmataj: Ndikon mungesa e eksperiencës, duhet të jemi koshient për…

Delo.autor

SHQIPTARI I LAZIOS viziton monumentin e SKËNDERBEUT: Legjendat jetojnë përgjithmonë (FOTO)

Isa.Autor

Griezmann i prishi shumë punë Valverdes, megjithatë Barça ka një ide të re

Sadik.Autor

Leave a Comment