Futboll Premier League Sport

SHAQIRI I JASHTËZAKONSHËM/ Liverpool mposht Fulham dhe merr kreun (VIDEO)

Liverpool, pas barazimit 1-1 të marrë kundër Arsenal në javën e fundit të kampionatit, është kthyer te fitorja në Premier League pasi ka mundur 2-0 Fulham në shtëpi. Skuadra e Jurgen Klopp, në pritje të ndeshejve të Chelsea-t dhe Manchester City, kryeson kampionatin me 30 pikë, ndërsa Fulham mbetet në vendin e fundit me pesë pikë.

Goli i parë i ndeshjes ka ardhur katër minuta para fundit të pjesës parë me Salah që ka mposhtur portierin Rico me një godije të saktë pas një pasimi të marrë nga Arnold. Një gol ky që ka ardhur 14 sekonda pas golit që iu anulua sulmuesit të Fulham, Mitrovic, për pozicion jashtë loje.

“Të Kuqtë” kanë siguruar tri pikët në minutën e 53-të të pjesës së dytë me një kryevepër të Xherdan Shaqirit, i cili ka realizuar me një goditje fluturimthi pas pasimit perfekt të marrë nga Robertson. Lojtari me origijinë shqiptare ka patur një ndikim të madh, siç tregojnë 2 golat dhe 3 asistet e regjistruara në pesë nga gjashtë takimet e fundit të luajtura me Liverpool.

Related posts

Donnarumma largohet nga Milani, gati transferimi tek PSG

Q.Autor

RAYO VALLECANO-BARCELONA/ Copa del Rey: Rikthehet Messi, “Katalanasit” kërkojnë kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDALOHEN KRITIKAT/ Reali pushon nga puna trajnerin e të rinjve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment