Futboll Premier League

MERKTATO/ Chelsea kërkon përforcime në mesfushë, hyn në garë për futbollistin e Nice

Chelsea ka nisur garën me Manchester City dhe Paris Saint-Germain për të marrë Jean-Michael Seri. Trajneri i “bluve”, Antonio Conte, kërkon një tjetër mesfushor nga merkato, edhe pse mori Ross Barkley nga Everton. Conte ka mbetur i zhgënjyer nga Tiemoue Bakayoko, i cili nuk është përshtatur me ekipin, që kur u ble nga Monaco, pesë muaj më parë. Ai ka udhëzuar drejtuesit të tentojnë blerjen e Seri nga Nice, përpara se të mbyllet merkato e dimrit.

Antonio Conte wants more midfield options for second half of season

Për Seri është interesuar edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, që ka nevojë për dikë që të zëvendësojë Yaya Toure, i cili do të largohet nga “Etihad Stadium” në verën e ardhshme. Kohë më parë, për talentin e Nice kanë bërë një sondazh edhe “pasanikët” e Paris SG. 26-vjeçari ka shprehur disa herë dëshirën për të luajtur në Premier League. Ai ka edhe tre vite kontratë me Nice, teksa klauzola për prishjen e saj është 40 milionë euro.

Related posts

Sanchezin dhe Mkhitaryanin në “Old Trafford”? Mourinho:”Nuk ka asgjë të re”

Q.Autor

E BUJSHME/ Barcelona kërkon një mbrojtës krahu, e gjen në kampionatin francez

Delo.autor

NAPOLI DHE MILANI DUAN FINALEN/ Publikohen formacionet zyrtare nga Konte e Alegri

F.autor

Leave a Comment