Futboll Premier League Sport

FITOI NË DERBI/ Guardiola KA FRIKË: Rivalët e Man City mund të fitojnë titullin kampion

Kampionët në fuqi të Anglisë rimorën kreun e klasifikimit në Premier League falë fitores 3-1 në derbin ndaj Manchester United, duke krijuar një epërsi prej 12 pikësh ndaj rivalëve të qytetit, dhe dy ndaj Liverpool, ndjekësi më i afërt. Por me vetëm 8 pikë që ndajnë Top-pesë skuadrat kryesuese dhe vetëm 5 pikë Top-katër vendet, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola beson se Liverpool, Chelsea, Tottenham dhe Arsenal janë që të gjithë pretendentë kryesorë për titullin kampion.

“Mendoj se Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham, janë që të gjithë pretendentë për të fituar titullin kampion, dhe jo vetëm City. Ne ndodhemi vetëm dy pikë përpara. Sezonin e kaluar ne nuk morëm pikë në “Anfield”, ndërsa kësaj here barazuam. Sezonin e kaluar u mundëm në këtë kohë ndaj United, por kësaj here fituam. Kështu që është mirë, katër ndeshje ndaj pretendentëve, tre në transfertë dhe vetëm një në shtëpi. E rëndësishme është që jemi këmbëngulës dhe që luajmë mirë në pjesën më të madhe të kohës, por shoh shumë gjëra që mund të përmirësojmë”, deklaroi Guardiola.

“Ndodhemi në nëtor, ka akoma edhe shumë ndeshje, nuk kemi përfunduar ende fazën e parë. Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll. Ne po shënojmë shumë gola dhe po krijojmë shumë raste, duke pësuar vetëm disa dhe ky është ritmi. Sa për Sterling, ai bën disa lëvizje të tepruara me këmbët dhe ne mund t’i shmangim ato, por ai është i ri dhe do të përmirësohet”, u shpreh trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në përfundim të derbit të fituar ndaj United me rezultatin 3-1.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i ARSENALIT shumë PRANË MILANIT, ja paga që do të marrë

Isa.Autor

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Mbrojtësi i Çekisë pa polemika: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë…

Delo.autor

Pazzini: Debutim ëndrrash, i shënova Real Madridit

Q.Autor

Leave a Comment