Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luftëtari-Tirana: Aksion fantastik i bardhebluve, Sentamu nderon Memën (VIDEO)

Luhet në stadiumin e Gjirokastrës, sfida e javës së 13-të mes Luftëtarit dhe Tiranës. Dy skuadra të cilat gjenden në vendin e shtatë dhe të tetë, por me kuotë të njëjtë pikësh, të dyja nga 10.

bandicam 2018-11-11 14-00-30-274

Vendasit e Mezanit morën një barazim me vlera javën e kaluar në Vlorë, ndërsa tani do të kërkojnë pikë, ndaj një kundërshtari që gjithashtu gjendet në vështirësi. Tirana e Memës gjithashtu bëri një paraqitje të mirë ndaj Kukësit, ku doli me një pikë, dhe tashmë pikët janë një domosdoshmëri.

LIVE | Luftëtari-Tirana 0-1

GOL: Sentamu 36′

KOMENTI LIVE

36’ GOOOOL Sentamu shënon pas një aksioni të rrjedhshëm të bardhebluve. Greca harkon për Sentamun, dhe ky i fundit nga brenda zone nuk fal.

20’ Një harkim i gjatë nga goditja e dënimit në zonën e Tiranës, i vetëm del Janiçiç, por mbrojtësi gabon gjithçka, duke falur një gol për ekipin e Mezanit.

18’ Sentamu nga hyrja e zonës ka një top në ajër, provon të godasë, por përplaset në këmbët e Hoxhës.

17’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë, Janiçiç ndëshkohet për një faull në mesfushë.

11’ Merr topin Luftëtari, Shkurtaj nis Milosavljev në të majtë, ky i fundit harkon në qendër të zonës, por Hoxhallari largon për në goditje këndi.

9’ Ndalet për pak sekonda loja, teksa i jepet ndihma e parë Grecës, për një shqetësim në këmbën e majtë.

5’ Nisje e shpejtë e gjirokastritëve, Milosavljev ka topin, provon të nisë me një top të gjatë Shkurtajn, por mbyll Atinga.

3’ Top i gjatë në zonën e Tiranës, Hoxhallari me kokë largon.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

TENSIONET PAS VRASJES SË KOMANDANTIT IRANIAN/ Kombëtarja e njohur anulon vizitën në Katar, ja reagimi në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Të Kuqtë” barazojnë shifrat, shënon Firmino

Delo.autor

Mesfushori i Portos është ideja e fundit e Interit, portugezët kërkojnë 30 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment