Futboll Shqipëri Sport

RENDITJA/ Partizani dhe Skënderbeu vazhdojnë “luftën” për titull, Tirana shikon fundin e klasifikimit

Ka përfunduar ditën e sotme dhe ndeshja e fundit e javës së 13-të në Kategorinë Superiore, midis Kukësit dhe Teutës në rezultatin e barabartë 1 me 1. Për sa i përket kreut të tabelës së renditjes është Partizani i Skënder Gegës që mban vendin e parë me një diferencë prej 2 pikësh nga Skënderbeu i vendit të dytë.

Të kuqtë ndodhen në kuotën e 31 pikëve ndërsa Skënderbeu me 29 pikë. Vendi i tretë i klasifikimit mbahet nga skuadra e Teutës në kuotën e 22 pikëve. Me po aq pikë por në vendin e katërt ndodhet dhe skuadra e Laçit ndërsa poshtë tyre ndodhet Kukësi me 21 pikë.

Flamurtari që u mposht në Korçë ditën e djeshme ndodhet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 6-të ndërsa poshtë tyre Luftëtari me 13 pikë. Një vend katastrofë në renditje për Tiranën që ndodhet me 10 pikë në vendin e 8-të. Ndërsa poshtë saj gjenden Kamza dhe Kastrioti përkatësisht me 8 dhe 7 pikë.

Java 13

Related posts

SHQIPËRIA U-21/ Telashe për “kuqezinjtë”, 2 futbollistë braktisin grumbullimin për shkak dëmtimi. Ja emrat…

Delo.autor

SHTOHEN TELASHET TEK INTERI/ Mbledhje sekrete: Kinezët i vënë kusht Spallettit, ka të bëjë me…

Delo.autor

LOT…EMOCIONE… TRISHTIM/ Momenti kur Lakersat nderojnë legjendën Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment