Futboll Seria A Sport

MILANI “FËRKON DUART”/ TALENTI i Italisë jep mesazhin: Tifoz me “djallin”, modeli im Gattuso

Njeriu i momentit në futbollin italian është Sandro Tonali, një emër që ndoshta është i panjohur për shumë njerëz, por në Itali e shohin si shpresën e madhe të së ardhmes dhe e krahasojnë me Andrea Pirlon, edhe për faktin se luan te Brescia, ashtu si ish-mesfushori legjendar.

18 vjeç, Tonali tashmë është grumbulluar edhe në kombëtare dhe konsiderohet një lojtar me të ardhme të madhe, aq sa në horizont duket një ankand gjigant dhe Gazzetta dello Sport raporton se Pep Guardiola e ka piketuar dhe fundjavën që shkoi kishte dërguar një skaut në stadiumin Rigamonti.

Po vetë Tonali, çfarë thotë? Mesfushori i talentuar ka folur në momentin që nga qendra e grumbullimit me kombëtaren, në Coverciano: “Ditët e para kanë qenë shumë pozitive për mua, më kanë bërë të ndihem shumë i qetë. Është ëndrra e çdo të riu të luajë për kombëtaren, tani mund të marr shembull nga lojtarë që deri dje i shihja në televizion. Jam krenar që bëhem i pari futbollist i lindur në shekullin e ri që grumbullohet në kombëtare, uroj të eci në gjurmët e Verrati-t.

“Krahasimi me Pirlon? Jam frymëzuar prej tij, por nuk mendoj se i ngjaj, ndoshta vetëm nga flokët. Merkato? Nuk e mendoj shumë, zgjedhja e duhur ka qenë të qëndroja në Brescia.

“Modeli im është Gattuso, synoj t’i ngjaj për nga grinta në fushë. Jam rritur si gjysmë-sulmues, por luaj regjist para mbrojtjes. Objektivi im? Të fitoj, në Itali ose jashtë saj. I vogël kam qenë tifoz me Milanin”.

Related posts

ISH-PARTNERJA E OSVALDOS SHKAKTON POLEMIKA/ Kërcim “hot” nga dhoma në prezencën e djalit të vogël (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Sociedad-Real Madrid. Rezultati 0-0

Delo.autor

ISH PILOTI I FORMULA 1/ “Ju tregoj pse Vettel nuk e mposhti Hamilton”

Isa.Autor

Leave a Comment