Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Agjenti i HYSAJT: Kemi kontaktuar me NAPOLIN, ja çfarë kemi vendosur

Java e ardhshme do të jetë decizive për karrierën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë agjenti i kuqeziut që në ceremoninë e zhvilluar në ndarjen e Çmimeve të Sportit në Itali u shpreh se do të takohet me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për t’i kërkuar atij një kontratë të re.

“Ne kemi biseduar me Napoli prej disa kohësh. Në javët e ardhshme do të takohem me Presidentin për të kuptuar nëse ekzistojnë kushtet për një rinovim. Ai ka vetëm dy vjet e gjysmë të mbetura në kontratën e tij. Sa i përket Mario Rui, ai ende ka tre vjet e gjysmë të mbetur në kontratë dhe e ardhmja e Rui mund të diskutohet në muajit e ardhshëm. Në çdo rast, unë pres shumë nga të dy lojtarët në gjysmën e dytë të sezonit”.-tha Mario Giuffredi.

E ardhmja e Hysaj ka qenë prej kohësh e zhbalancuar, me Napolin që ka marrë oferta konkrete nga skuadra të Premier League dhe rinovimi me Hysajn do i mbyllte derën gjigandëve anglez.

Related posts

ZBULON SEKRETET E PËRMBYSJES MADHËSHTORE/ Klopp shpjegon: U treguam të pacipë, ja çfarë i thashë ekipit

Delo.autor

CHAMPIONS/ 8 gola në 10 ndeshje, vetëm 3 janë më të mirë se Icardi në histori

Delo.autor

Mourinho nuk ngopet me blerje, gati 150 milionë euro për Iscon e Realit

Q.Autor

Leave a Comment