Futboll Premier League

Sherri ndaj Manchester City, Wenger i del në mbrojtje Mourinhos

Lufta midis lojtarëve të Manchester United dhe Manchester City në derbin e fundjavës së kaluar do të ketë shumë njerëz që do të flasin rreth saj. Arsene Wenger nuk është admiruesi më i madh i José Mourinhos, por trajneri i Arsenalit ka ardhur në mbrojtje të portugezit pasi doli në dritë ajo që ndodhi:

“Gjërat mund të dalin jashtë kontrollit, tashmë ka ndodhur. Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur, por e di se është e vështirë të pranosh të shikosh festimet nga ana tjetër, është një përvojë fyese, prandaj e admiroj një sport si “sumo” në Japoni, sepse kushdo që fiton nuk tregon gëzimin e tij nga respekti për kundërshtarin. Eshtë diçka që ne mund ta kopjojmë, edhe pse nuk është pjesë e kulturës sonë”.

Wenger e kupton trajnerin portugez, ndoshta sepse ai tashmë e di se si të ndihet ashtu, siç ndodhi në vitin 2004, kur në një ndeshje mes United dhe Arsenalit, lojtarët e të dyja ekipeve u përleshën dhe Cesc Fàbregas i hodhi një copë “pizza” Sir Alex Fergusonit në të ashtuquajturën “Battlle of the Buffet”.

Related posts

CHAMPIONS/ Portieri rus i bën një dhuratë Chelsea-t, pasi u ndihmua nga fati kundër Jorginhos (VIDEO)

Delo.autor

Mesfushori i Chelsea/ Mbape është lojtari më i mirë në botë, unik dhe…

Isa.Autor

ANKTH PËR YLLIN “ZIKALTËR”/ Icardit: Nëse më prekin fëmijët unë…

Delo.autor

Leave a Comment