Të tjera

Federer dhe Halep avancojnë pa probleme në raundin e tretë të Australian Open

Ndeshjet e sotme të grand slemit të Australian Open u mbyllën me fitoren e numrit 2 në botë për meshkuj, Roger Federer, që mundi 3-0 (6-4, 6-4, 7-6) gjermanin Jan Struff, në një ndeshje me rivalitet. Madje seti i tretë u vendos në “tie break”, me gjermanin që dueloi deri në fund, por e pati të pamundur të mposhtë rivalin zviceran, që falë përvojës arriti të fitojë dhe kualifikohet me meritë për në raundin e tretë.

Tenisti argjentinas Juan Martin Del Potro

Në turin e tretë të Australian Open janë kualifikuar edhe francezi Richard Gasqeut, që mundi 3-0 italianin Lorenzo Sonego (6-2, 6-2, 6-3) si dhe gjermani Alexander Zverev (numri 4 në botë), i cili eliminoi 3-1 Peter Gojowzcyk. Nuk zhgënjen as tenisti argjentinas Juan Martin Del Potro, që mundi 3-1 Karen Khachanov (4-6, 6-7, 7-6, 4-6) edhe pse vuajti disi për të avancuar më tej.

Tenistja rumune Simona Halep, numri 1 ne bote

Te femrat, e fundit nga tenistet “big” që preu një biletë për më tej në takimet e luajtura sot është rumunia Simona Halep, numri 1 në botë. Ajo triumfoi 2-0 nda kanadezes Eugenie Bouchard (6-2, 6-2), një ndeshje e dominuar nga Halep edhe pse pritej një përballjë më e fortë. Surprizë eliminimi i Elena Vesnina, që u mposht 2-0 (7-6, 6-2) nga japonezja Naomi Osaka, duke i thënë shpejt “lamtumirë” këtij eventi.

Related posts

MOTO GP/ Një debutues siguron “pole position” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Delo.autor

COVID-19/ “Pekin 2022” olimpiadë e blinduar, masa ekstreme, karantinë, tamponë dhe gjoba

Delo.autor

Carlos Moya: Rafa Nadal është Leo Messi i tenisit!!

Sadik.Autor

Leave a Comment