Kategoria Superiore Shqipëri

Vllaznia kthehet nga Ulqini, mbyllet merkatoja e dimrit

Paraditen e sotme, ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Ulqin dhe më pas ka marrë rrugën drejt Shkodrës, duke i dhënë fund kështu përgatitores 12-ditore, të zhvilluar atje. Trajneri Ernest Gjoka mendon se të tijtë i kanë “karikuar bateritë” më së miri, ndërsa në vijim do të vijojë stërvitja në Shkodër, me fokus kundërshtarin e radhës në kampionat. Sipas kalendarit, Vllaznia do ta luajë ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018, për javën e 17-të të kampionatit, kundër kampionëve të vendit në fuqi, Kukësi, në “Loro Borici”.

Gjatë merkatos së dimrit, skuadra kuqeblu ka bërë përforcime të rëndësishme, sidomos në mbrojtje, ku ka “futur ujë” më së shumti. Berisha, Malota dhe Mersini janë përforcimet e këtij reparti, ndërsa në sulm është rikthyer pas disa vitesh Xhevahir Sukaj. Këtu, trajneri Gjoka e konsideron të mbyllur merkaton e dimrit. Këto lëvizje e kanë rritur optimizmin në kampin shkodran për pjesën në vazhdim të sezonit, ku synimi parësor mbetet mbijetesa në Superiore.

Related posts

Titulli i hequr i Skënderbeut, ja kur pritet të merret vendimi nga KAS-i

Q.Autor

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ “Dhimbje koke” për trajnerin Memelli, me dy mungesa. Ja plani për skemën…

Delo.autor

FITORJA E “KUQEZINJVE” NDAJ HUNGARISË/ Ish-sulmuesi polak: Kurrë në jetën time nuk e prisja Shqipërinë kaq të fortë

Delo.autor

Leave a Comment