Futboll La Liga Sport

“Viktima” e Ramosit flet hapur: Më tha që më shënonte në stilin “Panenka”, por unë…

Serxhio Ramos është në garë për “Këpucën e Artë” në kampionatin spanjoll, edhe pse është një mbrojtës. Spanjolli ka marrë përsipër ekzekutimin e penalltive dhe goditjeve të dënimit që nga largimi i Kristiano Ronaldos dhe po shënon rregullisht për Real Madridin.

Viktima e tij e fundit ishte portieri e Real Betis, Pau Lopez. Ky i fundit zbuloi se Ramos i kishte treguar se si do e gjuante penalltinë dhe sërish e mposhti nga pika e bardhë: “Unë nuk mendoj se është një mungesë respekti”, tha Lopez.

“Më tha se do të më ndëshkonte me një “Panenka” gjatë takimit. Nuk e besova (qesh). Ai është mbrojtësi më i mirë në botë dhe ka shumë besim në aftësitë e tij. Ndoshta me mundi këtë herë, por herën tjetër kam përgatitur një surprizë për të”,- tha me shaka portieri i Betisit.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN TEK PSG/ “L’Équipe”: Tuchel largohet me kompensim të majmë, gati zyrtarizimi i trajnerit…

Delo.autor

Shqipëri-Norvegji, minutë pas minute/ Dëmtohet Qaka, debuton Bare

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Real Madrid shet mesfushorin, futbollisti kalon te rivalët e kampionëve

Delo.autor

Leave a Comment