Futboll Shqipëri Sport

RISIA/ Ende nuk ka ngrohur stolin e ekipit shqiptar, trajneri i detyron lojtarët të stërviten në mes të… 

Trajneri i ri Lirisë në kampionatin e Kosovës, Vincenzo Alberto Anesse e ka marrë seriozisht punën te ekipi i qytetit të Prizrenit. Pasi u prezantua ditën e hënë, italiani e ka nisur seancën e sotme stërvitore duke u bërë “zbor” lojtarëve të tij. Sipas medias “Zëri”, Anesse i ka detyruar lojtarët të vrapojnë përgjatë qytetit deri në qendër të Prizrenit. Pasi i ka “sfilitur”, ai i urdhëroi futbollistët të stërviteshin në shkallët e stadiumit “Përparim Thaçi”.

Ai ka një mision tepër të vështirë, pasi duhet ta largojë skuadrën nga zona e rrezikshme e rënies nga rangu më i lartë i futbollit të Kosovës. Liria renditet në vendin e dhjetë me 16 pikë, 2 më pak se Ferizaj i vendit të parafundit, pozicion që e zbret një kategori më poshtë.

Related posts

Aimee/ Femra “Vampire” konfirmon ngjarjen që skandalizoi një komb të tërë para Botërorit

Isa.Autor

Humbja ‘poshtëruese’ e Partizanit në Gjirokastër, reagojnë Guerrilsat: Jeni një tufë langonjsh, s’keni cipë!

Q.Autor

ZYRTARE/ Shihet si e ardhmja e klubit, Lecce rinovon kontratën me Berishën, talenti kuqezi firmos deri në 2028

F.autor

Leave a Comment