Futboll Shqipëri Sport

“Kombëtarja arrihet edhe me Superioren”/ Flet lojtari kuqezi: Skocia? Luajmë si të dojë trajneri

Krahas Sabien Lilajt, në konferencën e radhës për shtyp të Kombëtares ka dalë edhe mesfushori Enis Gavazaj. Ish-lojtari i Skënderbeut deklaroi:

“Ne trajneri na ka vënë në dukje mangësitë. Sidomos nga rastet, kemi pasur shumë të tilla. Vetëm fati s’ka qenë me ne, tjerat ishin në rregull. Ndeshjen e parë luajtëm me një formacion ndryshe, 3-5-2, që mendoj se nuk ishte mbrojtëse, por ishte në të dy fazat. Në futbollin modern duhet të kesh edhe fazën e mbrojtjes, edhe të sulmit.

Jo, edhe kur isha te Skënderbeu, edhe unë, edhe Abazaj, kishim mundësi të vinim në Kombëtare. Padyshim këtu niveli është i lartë, por me punë arrihet.

Niveli i Superiores nuk është i ulët. Ndoshta pak ritmi, por jo niveli. Është kampionat i mirë dhe kompetetiv. Kemi treguar me Skënderbeun në Europa League që nuk është kampionat i dobët në Shqipëri.

Në ndeshjen miqësore që kishim me Jordaninë, luajtëm me 3-5-2. Nëse e mendon trajneri për të luajtur ashtu, ne mund të luajmë pa problem. Nëse mendon një skemë tjetër, duhet të përshtatemi si ekip”, përfundoi ai.

Related posts

“ATP Madrid Masters”, kualifikohen Djokoviç e Raoniç

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Interi tërheq nga tregu biletat për Euroderbin, ndryshon politika e shitjes

F.autor

BARAZIM PA GOLA/ Vllaznia dhe Kastrioti ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

Delo.autor

Leave a Comment