Futboll Shqipëri Sport

“ËSHTË CAKTUAR TRUPA GJYKUESE”/ CAS i kërkon falje Skënderbeut dhe jep njoftimin e ri

Një ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare  e Arbitrazhit Sportiv (CAS), nëpërmjet një komunikimi zyrtar, deklaroi se klubi i Skënderbeut nuk kishte apeluar vendimin e UEFA-s për dënimin e dhënë më herët në adresë të klubit korçar.

Mirëpo gjithçka rezultati të ishte false, pasi Skënderbeu publikoi një shkresë, ku pretendonte të kundërtën e asaj që deklaronte CAS.

Janë këto të fundit që sot përgënjeshtrojnë veten, duke kërkuar ndjesë për lajmin e djeshëm.

“Pasi kontrolluam të dhënat tona, në të vërtetë është e qartë se ekziston një apelim në pritje në CAS mes KF Skënderbeu dhe UEFA, në lidhje me vendimin e lëshuar nga trupa e apelimit të UEFA më 26 prill.

Ju kërkoj ndjesë për gabimin në mesazhin e parë dhe kuptoj konfuzionin që mund të ketë shkaktuar. Procedura e arbitrazhit të CAS është në vazhdim dhe paneli i gjyqtarëve është emëruar”, shkruhet në përgjigjen e sotme të CAS-it.

Related posts

BAYERN BËN HAPIN E PARË/ 56 milionë euro për talentin e Bundesligës

F.autor

Rusi 2018/ Në hall me dëmtimet, Southgate u jep mundësi të rinjve

Sadik.Autor

Ja fjalët e para të Blerim Xhemailit pas transferimit në Itali, futbolli në Kanada ishte shumë argëtues

Q.Autor

Leave a Comment