Futboll Seria A Sport

Hajdutët i vjedhin shtëpinë arbitrit që “skuqi” Higuain

Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e arbitrit Paolo Mazzoleni javën e kaluar, duke i vjedhur dy kompjuterë, makinën e gruas dhe disa bilbila.

Mazzoleni ishte arbitri i Milan-Juventus të dielën e kaluar, duke nxjerrë me karton të kuq Gonzalo Higuain për shkak të protestës së ashpër të sulmuesit argjentinas.

Por vetëm dy ditë përpara, të premten më 8 nëntor, shtëpia e Mazzoleni-t është vjedhur, sipas L’Eco di Bergamo.

Kriminelët kanë hyrë në shtëpinë e tij në Alzano Lombardo duke i vjedhur makinën e gruas, dy kompjuterë, dy ora dhe bizhuteri.

Hajdutët gjithashtu kanë vjedhur disa bilbila dhe uniforma arbitrimi.

Related posts

NGA KOMBËTARJA NË BURG/ Historia e trishtë e ish-portierit meksikan Omar Ortiz Uribe

Delo.autor

Real Madrid, gati 400 milionë euro për Neymar

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Pas fitores me Laçin, Molde firmos me ish-portierin e Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment