Futboll Seria A

Në pritje të 10 milionë eurove, kjo është java vendimtare për Milan

Ndodhte më 23 mars 2017, një vit më parë: Ses, shkurtimi i Sino Europe Sport, fondi i përbashkët i investitorëve kinezë të mbledhur përreth Li Yonghong, priste autorizimin e qeverisë kineze për të kompletuar blerjen e Milanit.

Në zyrat e “Fininvest” prisnin gjatë ditës një shumë prej 80 milionë eurosh që do të kompletonte këstin e tretë të shumës totale të blerjes së klubit. Vetëm se bankat kineze kishin bllokuar çdo mundësi për dërgimin e pagesës së fundit.

Ndodhte më 23 mars 2018, dje: në shtëpinë e Milanit drejtuesit synonin derdhjen e 10 milionë eurove, këtë herë me synimin për të rritur kapitalin e aprovuar në mbledhjen e fundit të bordit për shpenzimet e nevojshme. Zyrat, sërish, u mbyllën ndërkohë që pagesa nuk u krye.

Kështu Milani është në garë me kohën dhe pret që paratë të vijnë deri në fund të muaji, përndryshe do të vinte ndërhyrja e fondit Elliott. Një kërcënim apo mbështetje? Nga selia kuqezi mësohet se qëndrimi i amerikanëve deri tani ka qenë ekstremist pozitiv, në mbështetje të Milanit.

Elliott ka dhënë një kredi prej 303 milionë eurosh, të nevojshme asokohe për blerjen përfundimtare të Milanit nga Li, por që nga ajo kohë nuk ka ndërhyrë më në asnjë moment. Tani duket se është gati ta bëjë një gjë të tillë, mbase në ditët e ardhshme për të garantuar derdhjen e 10 milionë eurove të këstit të parë për rritjen e kapitalit. Shifra totale është 37.440.000 euro.

Jo vetëm që Elliott i ka ofruar Li një hua prej 35 milionësh, të mjaftueshme për të garantuar menaxhimin e klubit deri në qershor, me një interes që duhet të jetë rreth 11,5%. Nëse Li Yonghong do ta pranonte atë borxh, nguti për derdhjen e 10 milionë eurove do të kalonte në plan të dytë dhe Milani do të fitonte kohë për të kërkuar rifinancimin.

Sigurisht, borxhi i Li do të rritej menjëherë dhe në rast të pamundësisë për të përballuar impenjimet, këtu do të hynte në skenë më prepotencë fondi amerikan. Në teori është ende një mundësi sekondare. Në teori të paktën deri javën e ardhshme, duke pasur parasysh që për motive burokratike pagesa e Li Yonghong do të kërkojë disa ditë para se të konkretizohet në Milano. Para Pashkëve do të vijë edhe vërshëllima e trefishtë për pagesën e pritur.

Letra që Fassone i ka nisur aksionarit kryesor përmbante teknikalitete që nuk duhet të shmangin vëmendjen nga çështja kryesore: rritja e kapitalit (e parashikuar për të mbuluar bilancin e humbjes prej 90 milionë eurosh, nga të cilat 60 janë paguar nga Li) është ndarë në disa këste për t’u paguar që nga fillimi i muajit prill e deri në fund të muajit, në maj e deri në qershor.

Te Milan do të presin maksimumi deri në fund të muajit, me Elliott që është aty në pritje për të dalë në skenë (ndërsa pronari i Monaco, Dmitry Rybolovlev, mohon interesimin e tij për klubin).

Related posts

BARAZIMI NDAJ CLUB BRUGGE/ Plasin polemikat për treshen Messi-Neymar-Mbappe, Donnarumma bëhet çështje

Delo.autor

RISI NË GRUMBULLIM/ Reja kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren nën… (FOTO)

Delo.autor

ICARDI larg INTERIT/ Sulmuesi thotë fjalën e fundit: Unë bëj punën time ndërsa GRUAJA…

Isa.Autor

Leave a Comment