Formula 1 Të tjera

“ËNGJËLLI MBROJTËS” I HAMILTON/ Bottas: Kam sakrifikuar shumë për Mercedes

Valtteri Bottas ka luajtur një rol të rëndësishëm këtë Botëror të Formula 1 në fitimin e titullit të pestë kampion të pilotit britanik Lewis Hamilton. Shpesh piloti finlandez ka “mbrojtur” Hamilton nga sulmet e rivalëve, apo i ka “hapur krahun”, duke i dhuruar atij fitoren. Tashmë gjithçka ka përfunduar, Mercedes e ka fituar titullin kampion për konstruktorë dhe për Bottas, gara e fundit në Abu Dhabi është një shans i mirë për të mbrojtur vendin e katërt në renditje nga sulmet e Max Verstappen.

 

“Në përgjithësi ky ka qenë një vit i mbarë për mua dhe Mercedes edhe pse ende nuk kam fituar asnjë garë. Shpesh më është dashur të punoj për skuadrën dhe kur sheh se në fund ia arrin qëllimit çdo sakrificë ia ka vlejtur. Kam ende edhe një garë për të hequr numrin 0 të fitoreve nga ky sezon dhe shpresoj t’ia dal mbanë, duke mbrojtur kështu edhe vendin e katërt. Këtë sezon kam sakrifikuar shumë, ndaj shpresoj që e gjithë kjo sakrificë të më shpërblehet me një fitore në Abu Dhabi”, tha Bottas.

Related posts

Verstappen synon fitoren: Hockenheim pistë e përshtatshme për Red Bull

Isa.Autor

“THE SUN” PUBLIKON LISTËN/ Shifra të çmendura të sportistëve, shikoni sa fiton McGregor për 7 sekonda

Delo.autor

ARRITI SUKSESIN HISTORIK NË “MINSK 2019″/ Majlinda Kelmendi: Ja kujt ia dedikoj medaljen e artë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment