Futboll La Liga Sport

MENDON RIKTHIMIN TEK REAL MADRID/ Legjenda e Los Blancos tregon shanset

Legjendari i portës së Real Madrid, Iker Casillas duke komunikuar me gazetarin argjentinas, Jorge Valdano në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij te Los Blancos. Në të vërtetë viti i fundit në Bernabeu ishte plot momente kontroversale. Marrëdhënia e vështirë e portierit me ish-trajneritn e galaktikëve, Jose Mourinho, sezoni i fundit i kaluar masivisht në pankinë dhe një largim gati i turpshëm shënjoi fundin e një prej futbollistëve më embematikë të historisë së Los Blancos.por pavarësisht atij trajtimi aspak të denjë, portieri spanjoll është i gatshëm të rikthehet pa asnjë dyshim te Real Madrid, nëse do t’i kërkohej dhe ofrohej mundësia.

“A do të rikthehesha nëse do të merrja një thirrje nga Real Madrid? Patjetër! Unë nuk e kam harruar kurrë vendin ku u rrita. Mendoj se largimi prej andej ishte gjëja e duhur për tu bërë. Besoj se nëse do të kisha qëndruar te Real Madrid gjërat mund të kishin përfunduar më keq për mua”, deklaroi Casillas, 37-vjeçar, kontrata e të cilit me Porto skadon në fund të këtij sezoni.

Related posts

JO VETËM RONALDO/ NEDVED sheh shpresë edhe tek dy SUPER LOJTARËT e tjerë

Isa.Autor

E THOTË HAPUR/ Drejtori i Dortmundit: Haland do të transferohet te… Real Madridi

Delo.autor

GRANADA-BARCELONA/ Pas një SUPER ASIST nga Dembele, ylli Griezmann ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment